Zyrtarët e BE po diskutojnë një përgjigje të përbashkët ndaj një varianti të ri, më infektiv të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka shkaktuar ndalime të udhëtimit nga shumë vende.
Kanadaja dhe India u bashkuan me shtetet evropiane në bllokimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa shërbimet e trenave të lidhura me Evropën përmes Tunelit janë ndalur.
Varianti i ri thuhet të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.
Nuk ka gjithashtu asnjë provë për të sugjeruar se reagon ndryshe ndaj vaksinave.
Dy takime po zhvillohen të hënën në Bruksel, njëra përfshin Ministra të Shëndetësisë dhe një tjetër me ekipin e BE-së për reagimin ndaj krizave. Por asnjë vendim nuk pritet deri të martën, kur do të takohen ambasadorët e BE.
Një zyrtar francez i tha BBC-së se ata ishin të dëshpëruar për të rihapur kufijtë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Një opsion i diskutuar ishte kërkesa që udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar – përfshirë shoferët e kamionëve, të kenë me vete një test negativ ndaj Covid-19.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock më herët tha se varianti i ri ishte “jashtë kontrollit”, ndërsa Danimarka, Italia dhe Holanda njoftuan se tashmë e kishin zbuluar.
Franca pezulloi të gjitha lidhjet e udhëtimit, përfshirë kamionët e mallrave, nga mesnata e së dielën. Mijëra kamionë lëvizin midis vendeve çdo ditë.
Eurotunnel tha se do të pezullojë hyrjen në terminalin e saj Folkestone për trafik që shkon në Calais. Personat e rezervuar për të udhëtuar të hënën mund të marrin një rimbursim. Trenat do të vazhdojnë akoma nga Calais në Folkestone.
Terminali i trageteve në Dover tani është i mbyllur për të gjithë trafikun e shoqëruar duke lënë Mbretërinë e Bashkuar të izoluar deri në një njoftim tjetër për shkak të kufizimeve franceze. Kryeministri britanik Boris Johnson do të kryesojë një takim të përgjigjes emergjente Cobra për të diskutuar çështjen të hënën.
Vendet e tjera ndërmorën veprime të ndryshme në përgjigje të variantit të ri të virusit:
Gjermania, Polonia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Austria, Bullgaria, Rumania, Malta, Kroacia, Lituania, Letonia dhe Estonia të gjitha pezulluar fluturimet.
Një nga destinacionet më të njohura të pushimeve për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, Spanja, gjithashtu pezulloi fluturimet
Italia bllokoi të gjitha fluturimet drejt Britanisë deri më 6 janar, ndërsa Holanda ndaloi të gjitha fluturimet e pasagjerëve deri më 1 janar. Pasagjerëve të trageteve gjithashtu u ndalohet të mbërrijnë në Holandë nga Britania e Madhe, megjithëse transporti i mallrave mund të vazhdojë
Belgjika ndaloi fluturimet dhe trenat nga Britania e Madhe nga mesnata për të paktën 24 orë. Greqia zgjati periudhën e karantinës për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar nga tre ditë në shtatë.