MENU
klinika

"Vettingu është thelbësor"

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi: Reforma në Drejtësi duhet vijojë!

21.12.2020 - 19:41

Pas akuzave të mbërritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, se shefja e ONM Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. 

Varhelyi shprehet se ka besim të plotë te Calavera e ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre janë krejtësisht të pavërteta. Për Komisionerin, ky është një formë “presioni” ndaj Reformës në Drejtësi, e për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni”, shkruan Várhelyi.

Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj ish- kryeministrit Berisha, i cili tha se e cilësoi Calavera-n si bashkëpunëtore e kryeministri Edi Rama, pas sipas tij, ka qenë kjo e fundit që i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!