MENU
klinika

"Shqiptarët do të paguajnë lekë edhe në Milot-Fier"

“Nuk ka nevojë për tra”, ministrja Balluku i përgjigjet Vjosa Osmanit

21.12.2020 - 20:51

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i është përgjigjur presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën e saj në Kuvendin e Shqipërisë se nuk është i nevojshëm trau i Rrugës së Kombit për të ndarë Shqipërinë dhe Kosovën.

Ajo u shpreh se pagesa te trau nuk ka të bëjë me lidhjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës por bëhet për të mirëmbajtur rrugën, ndërsa ka zbuluar se do të ketë edhe një tra në rrugën Milot-Fier që do të ndërtohet.

“Të gjitha trarët që ndodhen në Itali, ndajnë Firencen nga Roma? Jo, thjesht paguajnë për mirëmbajtjen e rrugës. Jo çdo gjë duhet të bëhet demagogji. Nëse i është referuar Rrugës së Kombit uhet t’i përgjigjem presidentes. Nuk ka lidhje trau i rrugës në lidhjen mes shteteve. Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë ne me kosovarët. Nesër kur të ekzistojë një tra nga Miloti në Fier, nuk ka të thotë se i kemi ndarë këta të Milotit me këta të Fierit”, tha Balluku.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!