MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse fëmija ka erë të rëndë nga goja?

22.12.2020 - 10:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse fëmija ka erë të rëndë nga goja?

Mjeku: Shkaqet më të zakonshme lidhen me hapësirën e gojës dhe tretjen e vështirë. Në raste të rralla, mbrapa kësaj shenje mund të fshihen dhe sëmundje, si: diabeti, sëmundje të rënda të mëlçisë ose veshkave, probleme metabolike etj, po vetëm era e rëndë nuk është shenjë tipike (ashtu femiej 2 gjumsi mendohet ndonjëherë), as për ndonjë nga këto që përmendem, nëse nuk shoqërohet dhe me shenja të tjera të këtyre sëmundjeve. Sigurisht një fëmijë që vuan nga ndonjë prej këtyre sëmundjeve, mund t’i ndryshojë edhe aroma.

Higjiena e gojës – përbën shkakun më të zakonshëm. Ushqimet e mbetura midis dhëmbëve (sidomos sheqernat), fementohen duke dhënë erë të rëndë. Nëse lahet goja, aroma ndryshon.

Dhëmbët e prishur – mikrobet e tyre bëhen shkak për ndryshimin e aromës. Me shfaqjen e parë të maisjes, të mjekohen. Nuk është e vërtetë se dhëmbët e qumështit nuk kanë nevojë për mjekim.

Majisjet e rrugëve të frymëmarrjes – në ndonjë rast shoqërohen me pak erë të rëndë nga goja, diçka kalimtare, nuk kërkon masa të veçanta.

Tretja e vështirë – haset më tepër kur teprohet me proteinat (mish, vezë, qumësht, gjalpë etj), merren pak perime dhe nuk pihet ujë sa duhet. Rregullimi i dietës mënjanon dhe erën e rëndë.

Adenoidet, bajamet kronike më shumë thellime dhe majisjen e sinuseve – shpesh shoqërohen me erë të rëndë të zgjatur. Problemi zgjidhet vetëm duke mjekuar këto sëmundje.

Acetoni – përbën një nga shkaqet e ndryshimit të aromës së gojës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”