MENU
klinika

Ndryshojnë rregullat!

Nga sot duhet test negativ për COVID për t’u futur në Malin e Zi

22.12.2020 - 11:45

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bëhet me dije se duke filluar nga sot, 22 dhjetor deri në datë 11 janar 2021 të gjithë shtetasit, të cilët duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR që të jetë bërë brenda 72 orë të fundit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN