MENU
klinika

Kremtohet “Pashka e Verës” në Shën Vlash

Besimtarët e Durrësit kujtojnë Hyjëlindësen, Shën Mëri

15.08.2018 - 16:43

Katërmbëdhjetë gushti njihet ndër besimtarët e krishterë si “Pashka e Verës”, ndaj dhe në mbrëmje me qindar e mijëra ithtarë të Shën Mërisë i drejtohen Manasitirit të Shën Vlashit në Durrës për të kremtuar kremtuar Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari. Në këtë ditë të Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, besimtarët ndezin qirinj dhe i luten hyjëlindëses për t’i mbrojtur nga sëmundjet dhe fatkeqësitë në jetë dhe për t’u sjellë fat në të ardhmen e tyre.

At Spiro Kostoli ishte ai që përcolli urimin e tij për ditën e Fjetjes së Tërëshenjtës Mari: “Si çdo vit në vigjilje të 14 dhe 15 gushtit, Kisha Ortodokse kremtojnë në jetë fjetjen e hyjë-lindëses, domethënë ndërrimin e jetës të Shën Marisë, nënës së Zotit. Është një ditë që kremtohet nga qindar besimtarë ortdoksë por jo vetëm, pasi Shën Mëria ka një rol të rëndësishëm në historinë e shpëtimit të njeriut. Ndaj janë të shumtë ata që kanë një afeksion me nënën e Zotit dhe vijnë ta kujtojë atë pikërisht këtu në Manastirin e Shën Vlashit”

Të ardhurit, shumë prej të cilëve edhe familjarisht me gra dhe fëmijë që kanë bujtur në manastir, vijnë nga rrethe të ndryshme, që në jo pak raste u përkasin edhe besimeve të tjera fetare.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin