MENU
klinika

Nis me derbi

NBA starton sezonin e ri, Lakers favoritë

22.12.2020 - 14:34

Koha e pushimeve ka përfunduar dhe kampionati më magjik i basketbollit, NBA, është gati për të zbritur në parket. Vetëm pak muaj pas kurorëzimit të fituesve të edicionit të kaluar, Los Angeles Lakers, basketbolli amerikan do të nisë edicionin 2020-2021.

Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të mërkurë, me takimin hapës të këtij sezoni që përplas dy skuadra historike, si Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors (ora 1:00 pas mesnate).

Pas tyre, do të jetë radha e kampionëve të Lakers, të cilët e nisin menjëherë me derbi, teksa do të përballen me Clippers (ora 4:00). Los Angeles Lakers nisën më të avantazhuar për të fituar turneun numër 75 të historisë së NBA.

Lakers vijnë me disa ndryshime këtë sezon, mes të cilave spikat afrimi i spanjollit Marc Gasol, ndërkohë që do të kenë në përbërje edhe për dy vite pas rinovimit yllin e skuadrës, LeBron James, pa harruar yllin e ri Anthony Davis.