MENU
klinika

"Nuk e dallojmë dot! Mostrat do i çojmë në Londër"

Varianti i ri i COVID, zv/drejtori i ISHP: S’kemi laboratorë për ta zbuluar

23.12.2020 - 09:45

Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe kapur variantin e ri të COVID-19.

Të gjendur në këto kushte si do të veprohet?

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se monstrat do të dërgohen në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë virus të ri. Monstrat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore, mbi bazën e disa indicieve, si persona kontakti me njerëz që kanë qenë në Lodër, pasi nuk ka ndryshim në simptoma.

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indicie. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite”, tha Ulqinaku.

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj shtoi se Anglia ka pasur një indicie se numri i të infektuarve po rritej me shpejtësi, prandaj bëri studimet, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur tregues të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku konsiston kjo lloj terapie dhe a ka filluar trajtimi në Shqipëri?

Mjekët italianë dhe shqiptarë nisin punën për terapinë plazmatike


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!