MENU
klinika

Meta dekreton gjyqtarin e gjashtë

Pas gati 3 vitesh mungesë/ Nga sot Gjykata Kushtetuese funksionale

23.12.2020 - 17:54

Pasi KED i dërgoi ditën e sotme dy emra, presidenti Ilir Meta ka emëruar Përparim Kalon si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pas diskutimeve KED miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksanër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Si duket, Meta ka zgjedhur Kalon për të plotësuar vakancën në Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese ka qenë prej 2 vitesh në ngërç, pasi disa nga anëtarët u shkarkuan nga vettingu. Që nga viti 2018, Kushtetuesja nuk ka pasur mundësi që të merrte asnjë vendim, pasi nuk kishte kuorum.

Me emërimin e anëtarit të gjashtë nga presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarët e nevojshëm; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1) Përparim Kalo 90.29 Pikë

2) Aleksandër Toma 75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!