MENU
klinika

Elona dhe gjurmët

Prokurori rindërton skenën e masakrimit të çiftit shqiptar

24.12.2020 - 13:58

Grupi hetimor i karabinierëve italianë janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka ndodhur krimi makaber i ekzekutimit të çiftit Pasho nga Vlora.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Fiorentine të Novoli, në via Felice Fontana, ku jetonte Elona Kalesha, ish partneri i Taulant Pasho, djali i Shpetim dhe Tauta Pasho, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje.

1 nëntori i 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe. Mediat italiane bëjnë me dije se 36 vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.

Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrrë nuse nuk ishin shumë të mira. Sipas informacioneve mësohet se Teuta nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre,”Ose atë ose ne”.

Por kjo është një përballje që nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë në momentin që është kryer vrasja dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.

Dëshmitarët e deri tanishëm banorë të pallatit kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse.

Ndërkohë këtë të enjte pritet që Kalesha të njihet dhe me masën e saj paraprake të sigurisë që dyshohet se është ajo arrest me burg.

Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes Vittoria e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj. Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-e dashura e djalit mbante “peng” edhe vajzën, i dinte sekretet

Përgjimet e dëshmitë zbardhin vrasjen e çiftit


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier