MENU
klinika

Paralajmërimet e ekspertëve

Edhe Merkel mund të ketë konflikte me Biden!

25.12.2020 - 07:00

Fitorja e Demokratit në zgjedhjet e SHBA do të përfaqësojë një kapitull të ri për marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit pas viteve të tensionit.

Presidenti që po largohet, Donald Trump, ishte një kritik i BE-së dhe një mbështetës i Brexit.

Por tani udhëheqësit evropianë po garojnë për partneritetin e Biden ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel përpiqet të “joshë” Presidentin e zgjedhur.

Merkel “shumë ngrohtësisht” e mirëpriti fitoren e Biden dhe pranoi se vendi i saj duhej të merrte më shumë përgjegjësi brenda partneritetit trans-Atlantik.

Ajo shtoi: “Amerika është dhe do të mbetet aleatja ynë më e afërt, por ajo pret më shumë nga ne, dhe me të drejtë.”

US Vice President Joe Biden and German Chancellor Angela Merkel (R) address journalists at the chancellery in Berlin on February 1, 2013. Biden is in Germany for talks with the German chancellor ahead of the Munich Security Conference. World leaders, ministers and top military brass attend three days of talks at the Munich Security Conference amid a US warning to Iran over stalled nuclear talks. AFP PHOTO / JOHANNES EISELE (Photo credit should read JOHANNES EISELE/AFP/Getty Images)

Pavarësisht optimizmit në Berlin, ekspertët kanë paralajmëruar se mes Gjermanisë dhe SHBA-së ende mund të ketë mosmarrëveshje lidhur me tregtinë.

Andrew Kenningham, shefi i ekonomisë në Evropë në Capital Economics i tha CNBC në nëntor se ai “pret tension” midis Merkel dhe Biden.

Ai tha: “Unë pres që do të ketë ende disa tensione mbi tregtinë dhe politikën ekonomike midis Gjermanisë dhe SHBA. BE ka plane për të rregulluar dhe taksuar më fort firmat e teknologjisë amerikane si Amazon dhe Google etj. Dhe mosmarrëveshjet tregtare shumëvjeçare, për shembull midis Boeing dhe Airbus nuk do të zhduken”.

Përkundër kësaj, Kenningham shtoi se në përgjithësi, “ndikimi i drejtpërdrejtë ekonomik i një presidence të Biden në ekonominë gjermane do të jetë i vogël”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen madje ka pranuar që BE nuk mund “të kthehet në të njëjtën axhendë që kishim pesë vjet më parë”.

BERLIN, GERMANY – FEBRUARY 13: Ursula von der Leyen, current President of the European Commission and former German Defense Minister, arrives to testify before a Bundestag investigative commission over the use of consulting firms while she was defense minister on February 13, 2020 in Berlin, Germany. The commission is investigating the legality of the lucrative contracts as well as whether von der Leyen erased relevant communications before she returned her government-issued to mobile phone. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ajo shtoi: “Ne nuk duhet të biem në atë grackë. Na duhet një qasje e re. Sepse bota ka ndryshuar, po kështu edhe Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe Evropa.”

Ndërsa BE përgatitet për kushte të reja tregtare me SHBA, MB gjithashtu është paralajmëruar për ndikimin e Biden.

Dr Nigel Bowles, një ekspert i politikës amerikane në Universitetin e Oksfordit, tha për Express.co.uk se strategjia e Johnson po dëmton shpresat për një marrëveshje tregtare amerikane.

Ai paralajmëroi se MB do të duhet të bëjë “lëshime të dhimbshme” në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të tillë me Uashingtonin.

Ai tha në nëntor: “Nëse Boris Johnson dëshiron një marrëveshje tregtare me SHBA, marrëveshja që ai krijoi me BE në fund të 2019 do të duhet të respektohet. Qasja e tij aktuale nuk do të funksionojë, dhe të gjithë rreth Boris Johnson e dinë këtë. Unë mendoj se ka një marrëveshje tregtare për t’u arritur, por do të duhet të ketë shkëmbime të dhimbshme mbi standardet mjedisore, standardet e sigurisë ushqimore. Do të ketë humbës.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN