25.12.2020 - 12:09
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në këtë ditë feste, për Krishtlindje, jep një mesazh shprese. Në një postim në Twitter, Presidentja e KE, kujton se për dy ditë, në të gjithë vendet e unionit europian nis vaksinimi kundër Covid-19 dhe kjo do ta kthejë jetën në normalitet.
Por deri atëherë, ajo kujton se duhet të kemi ende kujdes.
“Këtë vit Krishtlindja është ndryshe. Por unë kam një mesazh shprese: së bashku mund ta mposhtim këtë virus.
Në dy ditë, vaksinimi do të fillojë në të gjithë BE. Dhe gradualisht, ne do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale.
Deri atëherë, të jemi të kujdesshëm”, është mesazhi i Ursula von der Leyen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ursula von der Leyen: Të hënën mbledhim 7.5 mld euro
“Vaksina jo vetëm për të pasurit! Do e çojmë në çdo cep të botës, për të gjithë!”
"Nuk do të jetë plumb argjendi"
Brukseli zbulon strategjinë e vaksinimit COVID-19 në Europë
BE paraqet strategjinë evropiane për Covid-19