MENU
klinika

“Do t’i vëmë dinamitin kësaj”

Rama lajmëron shembjen Infektivit, kur pritet të ndodhë?

25.12.2020 - 13:21

Godina e shërbimit Infektiv do të shembet vitin tjetër për t’i lënë vendin të resë. Lajmin e ka dhënë sot kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Mesa duket kjo godina do e mbyllë në mënyrë të lavdishme se pas kësaj lufte do bëhet godina e re”, tha kryeministri Rama.

“Me miratimin e kredisë së BB tashmë Infektivi është përfshirë në planin tonë për tu rindërtuar me standartet më të mira e kështu vitin tjetër duke shpresuar që pandemia të mos ketë këtë kurbën e madhe e mos ketë këtë përballje me infeksionet e rritura e vaksina do lehtësoje por kjo s’do të thotë që s’do e kemi armikun e padukshëm prezent deri sa të kthehemi në normalitet që të gjithë presim”, tha Manastirliu.

Shefi i qeverisë bëri dhe batuta kur tha se do jenë dy profesoret e Infektivit, Najada Como dhe Tritan Kalo qe do i vene dinamitin godines.

“Mbyllja e luftës do jetë me ceremoni, profesoresha me profesorin me sustat në dorë për t’i vënë dinamitin kësaj e për të filluar ndërtimin që është një nga pjesëve të fundit të gjithë rindërtimit të QSUT“, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BE e padrejtë në ndarjen e saj për Ballkanin Perëndimor

Rama: Vaksina anti Covid në fillim të vitit