Pandemia e ka bërë akoma dhe më të bukur festën e Krishtlindjeve. Izolimi i ka shtyrë njerëzit të kalojnë momente me familjen dhe kjo është respektuar edhe nga sportistët e të gjithë disiplinave.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë publikuar një foto familjare, afër pemës së vitit të ri. Të njëjtën gjë ka zgjedhur edhe Mauro Icardi. Lewandowski e ka kaluar mbrëmjen me bashkëshorten, ndërsa Mbappe me nënën e tij, me të cilën është shumë i lidhur.
Notarja italiane, Federica Pellegrini, në foton familjare, ka përfshirë edhe qentë e saj. Emocionues ka qenë postimi i Khabib Nurmagomedov, i cili ka uruar festat përmes një fotografie ku shfaqej në krah të babait të tij të ndjerë.
View this post on Instagram
Tenisti Rafael Nadal ka zgjedhur ta ndajë me persona të tjerë këtë ditë feste, teksa ka shpërndarë dhurata në banesa dhe në zyrat e punës për qytetarët e spanjës.