E ndërtuar në vitin 1400, shtëpia e piktorit të njohur Sali Shijaku, ruan një arkitekturë tipike të shtëpive tiranase.
Së fundmi, ministrja e Kulturës, Margariti, bën me dije se shtëpia-monument kulture, dhe destinacion turistik në kryeqytet, për vizitorët, hyn në fazë restauruimi.
“Ka nisur restaurimi i shtëpisë së piktorit Sali Shijaku, monument kulture dhe destinacion turistik. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Tiranës kanë nisur punën për restaurimin e odës së zjarrit, zëvendësimin e trarëve dhe rregullimin e dyshemesë, dritareve dhe çatisë” – theksoi ministrja.
Ky objekt është vlerësuar si një ndër më të vjetrit në Ballkan, që vazhdon të jetë ende funksional.
Banesa e piktorit Shijaku, ka shërbyer në një farë mënyre edhe si një ekspozitë e tij, pasi kanë qenë të ekspozuara brenda ambienteve, rreth 100 punimet që konsiderohen njëkohësisht edhe si ndër punimet më të mira të tij.
Ky objekt është shpallur monument kulture.
Në katin e parë ndodhet dhoma e pritjes, që zhvilloheshin aktivitete të ndryshme afër oxhakut dhe vendi është i mbushur me piktura të veçanta. Në të dytin, janë dhomat e gjumit, gjithashtu i mbushur me piktura dhe portrete.
Sali Shijaku ka lindur në Tiranë, më 12 mars të vitit 1933, në një familje të vjetër tregtare tiranase. Piktori ka qenë student i mjeshtrit të madh prof. Boris Vladimiroviç Joganson, në Shën Petërburg, kur ai studioi në ish-Bashkimin Sovjetik.