MENU
klinika

Vijon përhapja e variantit të ri të Covid 19

Shteti ku u konfirmua rasti i parë me variantin e ri Covid

26.12.2020 - 10:22

Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur edhe në Francë.

Franca ka zbuluar rastin e parë të konfirmuar në vend, konfirmuan zyrtarët shëndetësorë të premten.

Personi i infektuar, një qytetar francez që jeton në Angli, udhëtoi nga Londra për në qytetin francez Tours fundjavën e kaluar dhe u shtrua në spital të hënën, tha Ministria Franceze e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat.

“Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjurmimin e kontakteve të profesionistëve shëndetësorë që u kujdesën për pacientin dhe kanë kërkuar kontaktet e tij, në mënyrë që ata të karantinohen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN