MENU
klinika

"Vlerësova lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e M. së Veriut"

Ilir Meta pret në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut

26.12.2020 - 12:17

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut në Tiranë Dancho Markovski.

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

Gjithashtu presidenti “vlerësoi lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik”.

Mesazhi i plotë

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski.

E urova për suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Vlerësova lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse...

Presidenti Ilir Meta kalon në heshtje buxhetin faktit të vitit 2019