MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Kur duhet te filloni t’i lani dhëmbët fëmijës?

26.12.2020 - 13:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur duhet te filloni t’i lani dhëmbët fëmijës?

Mjeku: Shpesh mund të keni pyetur veten se cila është mosha që duhet të filloni t’i lani dhëmbët fëmijëve. Larja e dhëmbëve mund të fillojë që kur i dalin dhëmbët e parë fëmijës, jo me furçë të fortë dhe pastë dhëmbësh, por me një napë të butë të lagur me ujë.

Pas moshës 1 vjeç është e këshillueshme t’i filloni larjen e dhëmbëve fëmijëve me anë të një furçe të butë dhë paste vetëm për fëmijë, sugjerojnë stomatologët pediatër.

A duhet të përdorni pastë me fluor për fëmijët?

Sipas Akademisë Amerikane të Stomatologjisë Pediatrike, pasta me fluor duhet të fillojë vetëm pas moshës 2 vjeçare të fëmijës. Mësoni fëmijën ta nxjerrë pastën nga goja kur ja lani dhëmbët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN