MENU
klinika

Nga Edmond Tupe

Ujë në havan

27.12.2020 - 16:02

Në “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010), vepër e prof. dr. Jani Thomait, gjejmë ndër të tjera shprehjen “rreh ujë në havan” në kuptimin “…humb kohën kot duke bërë diçka që nuk jep fryte”, çka ilustrohet me fjalinë “Të kërkoja akoma ndihmën e tyre, do të thoshte të rrihja ujë në havan”. Në këtë vit të mbrapshtë e të pamëshirshëm për ne si popull të goditur rëndë nga pandemia koronavirusiane pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, por edhe nga pandemia ramavirusiane e këtyre pesë-gjashtë viteve të fundit, shprehja “të rrahësh ujë në havan” më duket e një aktualiteti të veçantë:

1.Të veçantë, sepse pas një morie premtimesh të bujshme e të ujshme në emër të Rilindjes mavi e të mavijosur si pasojë mjerane e shtatzanisësë qeverisë socialiste, premtime të cilave shumëkush u besoi, tani shumë e më shumë shqiptarë e kanë kuptuar se deri më sot ata kanë rrahur ujë në havan. Prandaj nuk mund mëtë vazhdojnë të rrahin ujë në havan të pastrehuarit që banojnë në kontejnerë apo në çadra; po kështu nuk mund të vazhdojnë të rrahin ujë në havan ata që përballen drejtpërsëdrejti me koronavirusin pavarësisht punës vetëmohuese të mjekëve, pa folur nga ana tjetër për shtrenjtimin galopant të jetesës, për viktimat e korrupsionit, e papunësisë, e narkotrafikut, e mërgimit të të rinjve dhe të kuadrove të specializuara, e humbjes së shpresave, të cilat, ndonëse duhej të vdisnin të fundit, po varrosen të parat për së gjalli.

2.Të veçantë, sepse, këto muajt e fundit, ka arritur kulmin e saj mashtrues edhe demagogjia populiste e aparatit propagandistik të një Edi Rame po aq shpërthyes, pra po aq i paparashikueshëm, sa një minë ( fajin për këtë ndoshta e ka vetë fjala kryeMINistër!). Kjo demagogji rrezikon t’i stepë e t’i drogojë ata që ende rrahin ujë duke u gënjyer nga havani (pa “j” pas rrokjes së parë të kësaj fjale) i premtimeve boshe dhe i ëndrra kallpe, i iluzioneve vrastare dhe i topitjes vdekjeprurëse të ndërgjegjeve të shqetësuara e vigjilente.

3.Të veçantë, sepse, në qoftë se më 25 prill të vitit të ardhshëm, shqiptarët e rraskapitur sërish do të votojnë duke rrahur në havanin zgjedhorujin e helmët të Rilindjes së Mynxyrshme Socialiste, Shqipërinë do ta marrë përfundimisht edhe lumi, edhe llumi, edhe ngjyra, edhe zgjyra e një të majte servile, të nënshtruar, mjerane dhe skllave të një Kryetari me parametra diktatori, perandori, despoti,faraoni e tirani.

4.Të veçantë, sepse, sa për kujtesë lexueseve dhe lexuesve të mi të sotëm, meqë sapo përmenda tiranin dhe faraonin, po u bëj të ditur, me ndihmën e pakursyer eobjektive të zotit Internet,çka vijon:

Së pari, fjala “faraon” më kujtoi se një ndër faraonët më të njohur të Egjiptit të lashtë ishte Ramsesi II, i cili paska qenë një luftëtar i pamëshirshëm që u vërsulej armiqve të tij si një luan i tmerrshëm, që ua stivoste kufomat duke i mbytur në gjak për t’i braktisur më tej në luginat nga vinin.

Së dyti, fjala “tiran” më solli në mendje tiranozaurin mbret (tyrannosaurusRex),këtëzvarranik të përbindshëmmë të madhin mishngrënës nga dinozaurët, i cili ishte 6 metra i lartë e 15 metra i gjatë dhe ka jetuar 68-66 milionë vite para erës së re në ishullin e quajtur Laramidia që formonte asokohe pjesa perëndimore e Amerikëssë Veriut, ishull që shtrihej nga Alaska deri në Meksikë. Siç vihet re me lehtësi, por edhe me habi, emri Laramidia të kujton mbiemrin e Edi Ramës; nga ana tjetër, filmi “Jurassic Park” i Steven Spielberg-ut nxjerr rrëqethshëm në pah dhunën e babëzinë mishngrënëse të tiranozaurve mbret; së fundi, vetë emri Tiranozaur më kujton detyrimisht edhe emrin e kryeqytetit tonë! Mos vallë kjo është një shenjë e frikshme fort kuptimplote lidhur me të ardhmen e shqiptarëve si popull?

Së treti dhe njëherazi së fundi,iu lutem lexueseve e lexuesve të mi të mendohen mirë para se të votojnëmë 25 prill të vitit të ardhshëm dhe se nga ato e ata varet kryekëput largimi osejo nga pushtetii faraonëve apo i tiranozaurve të racës homo albanicus.