Koronavirusi për rreth një vit ka ‘pushtuar’ botën dhe ka ndryshuar jetën tonë. Shpresa u rikthye pasi në shumë shtete nisi vaksinimi kundër koronavirusit, por është shfaqur sërish frika për shkak të një variant të ri të virusit.
Ekspertët amerikanë janë shprehur se tubimet e vogla shtëpiake dhe familja janë vendi ku koronavirusi i ri po përhapet më shpejt.
“Unë mendoj se duam të jemi të kujdesshëm për të fajësuar një mjedis të veçantë dhe për të shkatërruar një mjedis të veçantë për gjenerimin e transmetimit,” tha Dr. John Broënstein, epidemiolog dhe shefi i inovacionit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit.
Sidoqoftë ekspertët janë shprehur se ka disa vende ku COVID-19 përhapet më lehtë. Në New York, për shembull, gjurmimi i kontakteve ka treguar se 70% e rasteve të reja vijnë nga tubime të vogla dhe familje.
Ekspertët tregojnë se përjapja është e madhe pasi me familjarët nuk mbahet maska, apo të ruhet distanca sociale dhe qëndrimi në një ambient për disa orë me disa persona e bën me të lehtë përhapjen e virisit.