28.12.2020 - 11:27
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet e lagjes së re të Laçit e financuar nga qeveria turke.
Në video shfaqen momentet e punës intesive që po bëhet në këtë lagje të re e cila do të rindërtohet nga e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
‘Mirëmëngjes. Dhe me energjinë e punës nga kantieri i Rilindjes së Laçit, ju uroj një javë të mbarë e të gëzuar’
Punimet në këtë lagje u inauguruan më 23 dhjetor në një ceremoni simbolike ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministri i rindërtimit Aben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.