MENU
klinika

Jo vetëm lajme të këqija...

Personazhet e famshëm që u bënë prindër në 2020-ën!

28.12.2020 - 12:25

2020-ta ka qenë e lodhshme, rraskapitëse, me lajme të pakëndshme dhe me një pandemi që na ndryshoi përditshmërinë, por pavarësisht kësaj jeta vazhdon dhe prova më e mirë është lindja e bebushave.

U duk sikur gjatë këtij viti ishin të gjitha shtatzënë dhe në fakt, një pjesë e mirë e personazheve të njohura u bënë për herë të parë (ose të dytë) prindër këtë vit.

1. Ledri dhe Sara

E fillojmë nga prindërit më të rinj. Pak ditë më parë, këngëtari dhe partnerja e tij sollën në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e quajtën Poem Blu.

2. Klea Huta- Elgit Doda 

Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë në qërshor të 2020. Çifti solli në jetë vogëlushin Krid pas më shumë se 3 viteve bashkë.

3. Olta Gixhari

Aktorja u bë nënë e një vogëlushi të quajtur Amar pak muaj më parë. Ajo e solli në jetë bebushin në Spanjë, ku jeton prej kohësh bashkë me partnerin e saj.

4. Olta Boka 

Olta Bokaj dhe partneri i saj sollën në jetë Gaia-n në korrik të këtij viti. Këngëtarja zgjodhi ta mbajë shumë sekrete si shtatzëninë ashtu dhe portretin e vogëlushes.

5. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Jonida dhe bashkëshorti i saj, Besniku, u bënë prindër në 18 korrik të këtij viti. Vogëlushja Emi erdhi pak kohë pas dasmës minimaliste të çiftit.

6.Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Arbana dhe Eduarti vetëm pak muaj më parë sollën në jetë frytin parë të romancës disa vjeçare, vogëlushin e quajtur Diell.

7. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Ameli, vajza e parë e çiftit, u bë motra e madhe e një bebushi të quajtur Duam, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.

8. Saraj Karaj dhe Darti

Blogerja e njohur, Sara dhe partneri i saj prej shumë vitesh u bënë për herë të parë prindër pak kohë më parë. Dyshja zgjodhi emrin Tomas për vogëlushin e tyre.

9. Fatma Methasani dhe Aflio Rrotani

Fatma dhe Alfio bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë një vit më parë dhe janë bashkë prej më shumë se tre vitesh. 2020-ta solli në jetën e tyre vogëlushin Noah dhe kurorëzimin e dashurisë, ashtu siç e kishin parashikuar.

10. Mc Kresha dhe Erzina Shehu

Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina Shehu, u martuan sa hap e mbyll sytë dhe po aq shpejtë qarkulloi edhe lajmi se të sapomartuarit do të bëhen prindër për herë të parë. Më vonë, Erzina solli një jetë një vajzë të quajtur Iza.

11. Kledi Bahiti dhe  Pejana Elezi

Me rastin e ditëlindjes së Kledit, partnerja e tij, moderatorja e RTSH-së Pejana Elezi, zbuloi se çifti është në pritje të ëmbël. Në tetor të këtij viti, ajo solli në jetë një vogëlush të quajtur Grid.

12. Dj Viki dhe Amanda

DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda, u bënë pak muaj më parë prindër për herë të dytë. Çifti solli në jetë një vajzë të quajtur Amal, pak vite pas djalit të parë, bebushit Alen.