MENU
klinika

'Asnjë rast si ky'

3-vjeçari pëson goditje në tru pasi rezultoi pozitiv me Covid

28.12.2020 - 13:13

Mjekët në Misuri janë përballur me një rast të rrallë të një pacienti me Covid.

Një djalë 3-vjeçar pësoi një goditje në tru pasi doli pozitiv për Covid-19. Mjekët e kanë quajtur efekt të mundshëm të neurologjisë që lidhet me pandeminë e koronavirusit.

Vogëlushi, Colt Parris është duke u rikuperuar që të enjten, në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve në Universitetin e Misurit, në Columbia, pasi pati një mpiksje në trurin e tij. Mjekët janë optimistë që vogëlushi do ta kalojë të gjithën këtë pa efekte dhe pasoja të mëtejshme.

Dr. Camilo Gomez, një neurolog në spital, tha se mjekët po ekzaminonin shkallën e lidhjes midis Covid-19 dhe problemeve neurologjike.

“Diagnoza e Covid është e rëndësishme sepse mendojmë se arsyeja pse (pacientët) me Covid, përfshirë fëmijën, kanë goditje në tru dhe një larmi problemesh të tjera është se ata kanë prirjen për të formuar mpiksje”, tha Gomez.

Vetëm pak orë pasi 3 vjeçari doli pozitiv për Covid-19 humbi aftësinë për të lëvizur krahun dhe këmbën e djathtë, tha nëna e tij.

3-vjeçari tani ndodhet në spital drejt rikuperimit.