MENU
klinika

Sulmuesi i Milanit

Ibra blen 3 mln euro pyll vetëm për gjueti

28.12.2020 - 14:00

Milan po pret me padurim rikuperimin e Zlatan Ibrahimovic, por pa nxituar me kohën e rikthimit. Sulmuesi është ndalur dy herë në 45 ditët e fundit dhe në kampin kuqezi nuk duan të rrezikojnë. Për t’u shëruar më mirë, Ibrahimovic fluturoi drejt Suedisë për të kaluar disa ditë pushimesh me rastin e festave të fundvitit.

Kjo ishte gjithashtu një mundësi për të blerë një pyll, me sipërfaqe një mijë hektarë. Pylli i ka kushtuar rreth 3 milionë euro. Ibra tashmë ka marrë leje për të gjuajtur dhe peshkuar aty, dy nga pasionet e tij në mjedis të hapur.

Një hapësirë e madhe të cilën Ibrahimovic do ta shfrytëzojë për pasionet e tij dhe projektet e ardhshme. Pylli ndodhet në një fshat, në kufi me Norvegjinë, që quhet Åre. Një destinacion popullor për familjen mbretërore të vendit skandinav.

Pikërisht atje do të pushojë “luftëtari”, larg zhurmës nga fushat e futbollit dhe bisedave të kritikëve, të cilët në moshën 39 vjeç, e kanë të vështirë të kuptojnë se si suedezi ende arrin të jetë vendimtar, pavarësisht viteve mbi supe dhe disa problemeve muskulore. Ndërkohë, Milani e pret atë në Milanello këto dy ditë. Dhe Ibra është korrekt sa i përket disiplinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i Ibrahimovic

“Luani zbutet, Zlatan jo”