MENU
klinika

Përkeqësimi i motit

ISHP këshilla qytetarëve për udhëtimet

28.12.2020 - 16:10

Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të tregojnë kujdes para se të nisen për udhëtim, për shkak të kushteve atmosferike.

Në një postim në rrjetet sociale, ISHP thotë se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë.

ISHP këshillon që të lëvizte me mje në vende të dyshimta, si me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.

Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.

Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.

Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.

Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.

Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.

Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.

Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.

Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Jemi në një risk të shtuar...''

Specialistja e ISHP: Mos hezitoni spitalet


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!