MENU
klinika

Tomini: Si mund ta zbulojmë variantin e ri

“Mutacioni s’ka mbërritur në Shqipëri! Deri tani kemi vetëm COVID-19”

28.12.2020 - 16:11

Variant i ri i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës nuk është evidentuar ende në Shqipëri.

Eugena Tomini, shefja e survejancës dhe shërbimit të inteligjencës epidemike në ISHP deklaron se mes mostrave të analizuar është izoluar vetëm Covid-19 dhe nuk ka patur asnjë rast të dyshimt që t’i drejtohen laboratorëve të referencës për të verifikuar nëse bëhet fjalë për variantin e ri apo jo.

“Diagnoza laboratorike kryhet në ISHP, dhe është një diagnozë molekulare, pcr që jemi mësuar tashmë dhe nëse përcaktohet një genome ndryshe nga genoma përcaktuese nëpërmjet testit të PCR për Covid-19 mostra e dyshimtë çohet në laboratorin e referencës në Berlin dhe Londër, ndaj themi që deri në këto momente nuk kemi diagnostikuar asnjë genome ndryshe dhe themi se nuk kemi dedektuar asnjë rast të ri të mutacionit të Covid-19”, tha Tomini.

Java e fundit ka shënuar ulje të rasteve të reja me koronavirus krahasuar me fillimin e Dhjetorit.

Ekspertët parashikojnë që situata të vijojë njëlloj dhe në fillim të 2021.

“Është një situatë e qëndrueshme të gjithë trendit të Covid në vend, parashikojmë që në javët e para të Janarit të vazhdojmë me të njëjtën qëndrueshmëri vetëm se duhet të respektojmë masat e distancimit”, tha ajo.

Ekspertët bëjnë thirrje që të zbatohen masat e distancimit dhe maska për të mos shtuar rastet e infektimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ata që vinë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen..."

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!