MENU
klinika

Reagon dhe Soreca: Përgëzoj presidentin!

Dekretimi i anëtarit të 7 të Gjykatës/ Yuri Kim: Faleminderit Ilir Meta!

28.12.2020 - 20:45

Reagimi i parë nga ndërkombëtaret për emërimin e Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur nga ambasadori i Bashkimit Europian.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përgëzuar presidentin Ilir Meta dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), duke shkruar se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës”, shkruan Soreca.

Gjykata Kushtetuese javën e parë u bë funksionale, pas më shumë se dy vitesh, dhe tashmë u zgjodh edhe anëtari i shtatë që përforcon më tej funksionalitetin e kësaj gjykate.

Nuk ka vonuar as reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ambasadorja reagon pas emërimit të anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se puna duhet të vazhdojë papushim deri në formimin e plotë të kësaj gjykate.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së popullit shqiptarë – Presidenca, Parlamenti kanë bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 31 dhjetor”– shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!