Pas Italisë, rastet me mutacionin e ri të Covid-19 afrohen akoma dhe më shumë me vendin tonë.
Kjo pasi raste me këtë mutacion janë shënuar në shtetin fqinj, Greqi.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor, Mario Themistocleous, i cili ka pranuar se rasti kishte simptoma të lehta dhe për këtë pacienti u shërua plotësisht.
“Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet në Athinë. Një incident është raportuar. Bëhet fjalë për një reaksion alergjik jo serioz që u trajtua me sukses,“-tha Themistocleous.
Vaksinini me dozat e Pfizer ka nisur që prej ditës së djeshmë në Greqi, ku ndër të injektuarit e parë ishte edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.