29.12.2020 - 11:15
Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë konferencës online të fundit për këtë vit tha se aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit.
“Në pranverë aeroporti i Kukësit në pranverë, uroj dhe lus zotin që të hiqet pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës dhe në gjysmën e fundit të janarit të rihapen ofertat ndërkombëtare. Të shoh më tutje të hyjmë në Vlorë e të grantojmë aeroportin e madh të jugut të Shqipërisë. Do të hyjmë në garë për Sarandën e kështu do të kemi panoramën e plotë të 4 aeroporteve shqiptare për të hyrë në dekadën e re të këtij shekulli. Porti i Durrësit si një ndër më të mirët të Mesdheut. Jo si ky që është një turp në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë”, tha Rama.