Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur shumë i sigurt se do të jetë përsëri fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.
“Shqipëria ka kaluar dy sprova të rënda me të cilat është ende në proces por më e keqja është pas krahëve, sapo të mbarojë lufta me covid i kemi të gjitha arsyet që gjërat do të shkojnë duke u lehtësuar për të mësuarit me një normalitet të ri. Në proces janë ndërtimi i shtëpive, kemi investime të rëndësishme. Shqipëria në 4 vitet e ardhshme në mandatin tonë të tretë të paktën do të ketë 3 aeroporte funksionale ndërkohë që do të jetë edhe aeroporti i katërt i Sarandës , pas Vlorës menjëherë. Do të kemi një Shqipëri krejt tjetër në aspektin ekonomik, edhe në aspektin e punësimit. Dua të sjell një shifër që këtë vit kemi 180 përqind vlerë të eksportuar në bujqësi, 3 herë më shumë prodhime bujqësore në sasi se sa 7 vite më parë. Po ndërtojmë një urë të re për të ardhmen, nëse kemi hedhur themelet mandatin e parë, këtë mandat kemi lidhur pilotat, në mandatin të tretë duhet të lidhim. Alternativa është zoti na ruajt, Meta, Basha, Ndoka, Mediu, Monika edhe shto uj e shto miell deri tek tymi i doganës alternativë e bubushme dhe imagjinoni me këta të vazhdojë rindërtimim. Konferencën e përbashkët të vitit tjetër do jemi prapë bashkë, mes meje e jush do të jetë edhe dikush tjetër”, tha Rama.