MENU
klinika

Zhvillime të papritura

Rama emëron Olta Xhaçkën ministre të Jashtme, rikthehet në kabinet Niko Peleshi

29.12.2020 - 12:48

Kryeministri Rama emëron Olta Xhaçkën ministre të re të Jashtme, ndërsa në vend të saj në Ministrinë e Mbrojtjes emëron ish-zv.kryeministrin Niko Peleshi. Ky i fundit rikthehet sërish nga Rama në kabinet.

Ky lajm i papritur bëhet me dije pak minuta më parë nga vetë kryeministri Rama dhe konsiderohet si “surprizë” pasi këto ndryshime nuk ishin përfolur më parë. Shefi i Qeverisë ka falenderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama