MENU
klinika

Në 24 orët e fundit!

MSH: 574 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid-19

29.12.2020 - 16:44

Më shumë se 1000 testime nga dita e djeshme për COVID-19, teksa raportohen 574 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 574
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2682

Testime totale 257,879
Raste pozitive 57,146
Raste të shëruara 32,700
Raste Aktive 23,276
Humbje jete 1170

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN