MENU
klinika

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhje

KQZ kërkesë partive politike: Sugjeroni zonat ku doni që të aplikohen projektet…

29.12.2020 - 17:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur sot një kërkesë partive politike në vend në lidhje me zbatimin e teknologjisë (votim dhe numërim elektronik) në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, njofton KQZ.

Kështu institucioni i ka bërë me dije partive që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me zonat ku dëshirojnë që të aplikohen projektet pilote në zgjedhje, para se KQZ të marrë vendimet përkatëse.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë?

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër të hapur Drejtorisë së Gjendjes Civile