MENU
klinika

Parashikimi për covid!

Zyrtari i OBSH: Jemi ende në fillim, përballja do të duket…

29.12.2020 - 19:28

Walter Riçiardi, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën parashikime të zymta në lidhje me efektet që do të ketë pandemia në botë, ndërsa thekson se do na duhet ende kohë për ta vënë atë plotësisht nën kontroll.

Në një intervistë për greken “Zougla“, Riçiardi shprehet se njerëzimit do t’i duhet ende kohë për ta mposhtur plotësisht pandeminë. Por, edhe kur kjo të ndodhë sipas tij, botës do t’i duhet ende kohë që të rekuperojë dëmet e pësuara.

Do të na duhet edhe një vit e gjysmë për të marrë plotësisht nën kontroll pandeminë. Por, në fund të saj, njerëzimi do të jetë i dërrmuar, sikur të ketë kaluar një luftë. Do të jetë një situatë dramatike në shumë aspekte, përfshi atë social dhe ekonomik“, shprehet ai duke shtuar se jemi ende në fillim të gjithçkaje sa i përket pandemisë.

Megjithatë, njerëzimi do t’ia dalë, siç ia ka dalë përherë.  Jemi ende në fillim të përballjes me pandeminë, por besoj se ashtu siç ka ndodhur edhe me HIV-in, në të ardhmen do të mësojmë edhe më tepër sa i përket koronavirusit“, u shpreh ai.

Shkencetari italian, i cili është këshilltar special i qeverisë së Romës për çështjet e shëndetësisë rrëfen se do të duhet ende kohë për të mësuar më tepër në lidhje me sjelljen e virusit në raport me gjeografinë dhe kushtet atmosferike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate/ Efekti jehonë i valës së parë

Hija e gjatë ekonomike e Covid-19