Pas palltos dhe çizmeve, elementi tjetër më i rëndësishëm i veshjes së dimrit janë aksesorët.
S’jeni kurrë bazike dhe nëse ka një moment që duhen përdorur është tani. Që të mos shpërqëndroheni dhe pastaj ta keni thuajse të pamundur të zgjidhni, hidhini një sy ideve më poshtë. Janë vetëm 6 aksesorë që kanë pushtuar rrugët dhe Instagram-in.
1. E fillojmë me kapelen prej pellushi!
Ky element e çon veshjen tuaj në tjetër nivel. Mund të keni veshur xhinset më të thjeshta në botë, por kur vendosni këtë kapele dhe hidhni krahëve pallton, sytë janë të gjithë mbi ju.
2. Getat me logo
Jo domosdoshmërisht duhet të jenë Chanel apo Gucci, mjafton një detaj elegant për t’i kombinuar me fundin/fustanin e preferuar. Mos harroni të bëni foto!
3. Vathë perle
Edhe pse nuk kemi më festa që kërkojnë shkëlqim, mos hiqni dorë nga një palë vathë të tillë. Mund t’i vishni me një pulovër dhe të dukeni klas!
4. Llastiqet e flokëve tani quhen scrunchie!
E keni vënë re sa të adhurueshme janë kapset e reja të flokëve apo jo? Në madhësi dhe materiale të ndryshme, scrunchie-it ju bëjnë të dukeni më elegante dhe të veshura shtrenjtë.
5. Stiloni ndryshe pulovrat
Merrni një pulovër të trashë dhe lidheni mbi shpatullat tuaja. Mund ta bëni këtë edhe sipër pardesysë, si vajza në foto! Një shall ndryshe që do duan t’jua imitojnë të gjithë.
6. Çantat “jastëkë”
Në realitetin e ri po fiton prakticiteti, prandaj merrni një çantë funksionale që t’ju hyjë në punë. Këto, janë një variant i lezetshëm që zëvendësojnë lëkurën klasike të çantës së dimrit.
Burimi: Who What Wear