31.12.2020 - 09:31
Porti i Durrësit është rihapur për lëvizjet e trageteve që lidhin Shqipërinë me Italinë.
Pas reshjeve të ditëve të fundit të cilat e bllokuan për rreth 48 orë tashmë në Portin e Durrësit mbrëmë në mesnatë u nisën në drejtim të Barit dy tragete.
Ndërkohë që ditën e sotme priten të mbërrijnë 3 tragete të cilët janë nisur 2 nga Bari dhe 1 nga Ankona.