Nëse jeni nga ata që nuk ju pëlqejnë festat e fundvitit dhe Viti i Ri, atëherë bëni mirë të mos lexoni gjë më poshtë.
Sepse ky shkrim është për ata që mezi presin për të marrë disa ditë pushim e për t’u mbyllur në shtëpinë e ngrohtë duke shijuar atmosferën festive.
Të paktën 90 për qind e njerëzve që punojnë çdo ditë dhe kanë disa ditë pushim, me siguri që duan të bëjnë atë që thamë më lart. Kështu që është mirë të përgatiteni për “grevën e shtrirjes” vetë, me partnerin apo me këdo që dëshironi. Më poshtë, do të gjeni toplistën me filat që ju propozojmë për të parë gjatë festave të fundvitit. Meqenëse jashtë nuk lejohet të dilni, çfarë tjetër mund të bësh më mirë në këtë kohë pandemie?
1. The Holiday
2. Gremlins
3. Ηοme Alone
4. The Nightmare Before Christmas
5. How the Grinch Stole Christmas
6. The Sound of Music
7. Miracle on 34th Street
8. Die Hard
9. A Christmas Carol
10. Love Actually