Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Stefi Prifti, Marina, ka ndërruar jetë para 5 vitesh për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ajo u nda nga jeta në një moshë shumë të re dhe la pas dy vajza, për të cilat Stefi është kujdesur në maksimum gjatë kësaj kohe. Ai nuk ka preferuar të flasë shumë në lidhje me këtë çështje publikisht, duke qenë se ndarja nga jeta e bashkëshortes ka qenë një nga momentet më të hidhura të jetës për të.
Mirëpo sot i ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” si “opinionist”, ai ka folur për Marinën. I përlotur dhe mes emocionesh, këngëtari tha se vazhdon ende ta vuajë ikjen e saj dhe se mundet që ta vuajë edhe gjithë jetën.
“Edhe unë kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para 5 vitesh”, – ka treguar Stefi. “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, ka rrëfyer këngëtari i njohur tepër i prekur. i prekur.