MENU
klinika

Për përdorim masiv

Kina miraton vaksinën e parë anti-COVID

31.12.2020 - 11:37

Autoriteti përkatës në Kinë ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-COVID për përdorim të gjerë te qytetarët, e cila është krijuar nga ‘gjigandi’ i farmaceutikës kineze Sinopharm.

Për herë të parë në Kinë, po miratohet vaksina anti-COVID për përdorim masiv te qytetarët, ndërkohë që deri më sot ajo është përdorur vetëm për punonjësit e shëndetësisë pasi kanë qenë edhe më të rrezikuarit nga koronavirusi.

Me fillimin të vaksinimit të qytetarëve në Kinë, të parët do të marrin dozën do të jenë grup moshat e mëdha dhe personat të cilët kanë sëmundje kronike, më pas të gjithë të tjerët.

Sinopharm tha se vaksina e saj e koronavirusit është 79,34 për qind efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës 3.

Kina është vendi ku ka nisur pandemia, aty ku u shfaq rasti parë më koronavirus. Megjithatë vaksina është autorizuar për përdorim vetëm pas një viti ka shfaqja e rastit të parë të infektimit.

Kina është akuzuar shpesh për fshehje të rasteve reale të infektimeve dhe viktimave. Sipas një studimi i cili është bërë publik ditët e fundit, në qytetin e Wuhanit, qytetit që është shfaqur rasti i parë më COVID-19, numri i infektimeve është 10 herë më i lartë se sa shifra zyrtare e regjistruar.