MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Vriten dy motra në Astir/ Drejtori i policisë së Tiranës: Ka dëshmitarë

31.12.2020 - 12:14

Drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj në një konferencë për shtyp thotë se për vrasjen e dy motrave ka dëshmitare.

Ata janë fëmijët e njëres prej viktimave që kanë qenë në vendngjarje dhe janë marrë tashmë nga grupi hetimor e do pyeten në prani të psikologes.

“Ka ardhur telefonatë që në zonën e astirit ka të shtëna me armë. Dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar fatkeqësisht dy viktima që sipas informacionit autori i kësaj ngjarje është bashkëjetuesi i njërës prej motrave. Ka gjuajtur me armë zjarri automatik dhe pasi ka realizuar ngjarjen ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit dhe është larguar me ecje të shpejtë. Kemi organizuar shërbimet e policisë në pikat dominuese duke lënë fotografinë e autorit dhe kemi dhënë gjeneralitetet e sakta.

Grupi hetimor po vazhdon në evidentimin e plotë për ngjarjes dhe janë hedhur hapat e para të dokumentimit. Grupi po merr të gjitha provat dhe dëshmitarët që kanë qenë present në ngjarje që kanë saktësuar edhe mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja.

Kanë qenë fëmijët e viktimës. Ende nuk kemi përcaktuar moshën e saktë, midis 16 dhe 18 vjec”, tha Rebani Jaupaj, drejtori I policisë së Tiranës.

Në orët e para të mëngjesit shtetasi Përparim Ademi 59 vjec, ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.