31.12.2020 - 17:01
Komuniteti ndërkombëtar do ta fitojë luftën kundër COVID-19 nëse nuk i harron mësimet e vitit 2020, tha sot në një videodeklaratë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Një faktor vendimtar është nëse do të lejojmë mbizotërimin teorive të konspiracionit dhe sulmet kundër shkencës apo nëse do t’i japim fund së bashku krizës”, tha ai.
“Gjatë 2020, informacionet e rreme çuan në vuajtje të panevojshme”, theksoi Ghebreyesus.
Ai vlerësoi, gjithashtu, edhe përpjekjet e shumta për të mposhtur pandeminë gjatë këtij viti që po përfundon.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përballë COVID-19