MENU
klinika

Dalin të dhënat e të të infektuarve përgjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë: 7 humbje jete dhe…

31.12.2020 - 17:29

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,350 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 589 qytetarë.

Në të dhënat e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se 7 persona kanë humbur jetën.

Natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në katër spitalet COVID 284 qytetarë, nga të cilët 26 në terapi intensive dhe 8 persona të intubuar.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve ju bën apel qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit.

COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 589

Të shëruar në 24 orë 449

Të shtruar në spitale 284

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 2,350

Testime totale 262,910

Raste pozitive 58,316

Raste të shëruara 33,634

Raste Aktive 23,501

Humbje jete 1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13547

Fier 1632

Shkodër 1289

Durrës 1235

Vlorë 969

Korçë 961

Lezhë 890

Elbasan 891

Berat 763

Gjirokastër 476

Kukës 431

Dibër 417

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, por…"

Ministrja Manastirliu uron ekipin mjekësor dhe pacientët