MENU
klinika

Këtë herë viti nis pa borë...

Fishekzjarre në Kukës, grupe të rinjsh mblidhen në shesh

01.01.2021 - 09:09

Kukës, ndërrimi i viteve, kuksianët fishekzjarre nga ballkonet e shtëpive, ndërrimin e viteve e pritën në familjet  e tyre, në momentin e ndërrimit të viteve në shëtitoren dhe sheshin e qytetit dolën grupe të vogla të rinjsh për të parë fishekzjarret.

Ata qëndruan për pak minuta dhe u futën në banesat e tyre edhe nga këshillimi i policisë të cilat janë gatishmëri për mbarëvajten e festës por edhe zbatimin e orës policore, lëvizje të pakta pati edhe të mjeteve, për shkak të pandemisë.

Në ndryshim nga vitet e tjera, nuk pati hedhje të fishekzjareve në shesh ku viti i ri në Kukës nisi edhe pa borë, jo e zakontë për qytetin verior.