MENU
klinika

Ky studim ju tregon arsyen përse!

Fëmijët tuaj kanë naze në ushqim?!

01.01.2021 - 10:55

Ka një arsye pse fëmijët bëjnë naze me ushqimin, dhe i gjithë faji është te prindërit.

Një studim i Qendrës Universitare Erasmus në Rotterdam ka nxjerrë në pah se fëmijët që ushqehen keq apo bëhen tekanjozë me ushqimin atëhere nëna e tyre ka vuajtur me ankthin dhe depresionin gjatë shtatzënisë apo viteve të para të jetës së fëmijës.

Sipas të njëjtit studim, nëse fëmijët vazhdojnë të mbeten të llastuar me ushqimin atëherë do të kenë probleme shëndetësore kur të rriten. Tekat fëminore me ushqimin kanë shkaktuar probleme peshe dhe sjellje agresive tek ta. Ndonëse shkencëtarët nuk kanë arritur të kuptojnë se çfarë influencon plotësisht mungesën e dëshirës për ushqim, ata kanë identifikuar një lidhje të fortë mes ankthit të nënës dhe depresionit duke nisur nga shtatzënia dhe rritja me sjelljen e tërhequr të fëmijës ndaj ushqimit.

Shkencëtarët donin të kuptonin nëse sjellja e fëmijës ndaj ushqimit shkakton depresionin tek nëna apo e kundërta. Kështu, nga Prilli i vitit 2002 deri në Janar të 2006, studiuesit ndoqën dhe vëzhguan nënat shtatzënë që jetonin në Rotterdam. Ata i pyetën gratë shtatzëna për ankthin dhe depresionin, dhe të njëjtën pyetje ua bënë kur fëmijët ishin 3-vjeç.

Prindërit dhanë informacion edhe për sjelljen e të ushqyerit te fëmijët e tyre.

Rreth 30% e fëmijëve të 4746 nënave të përfshira në studim ishin tekanjozë me ushqimin. Studiuesit nxorrën konfirmimin që ankthi dhe depresioni i nënave gjatë dhe pas shtatzënisë ishin të lidhura ngushtë me rrezikun në rritje të kequshqyerjes.

Ky fenomen sipas shkencëtarëve është një fazë normale e rritjes së fëmijës. Ai arrin kulmin gjatë moshës dy vjeçare dhe nis e reduktohet gjatë fëmijërisë. Megjithatë ka disa fëmijë të cilët vazhdojnë të jenë tekanjozë me ushqimin e si rrjedhojë të ushqehen keq.

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit