02.01.2021 - 10:46
Sot është një ditë zie për kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, pasi ka humbur njeriun e shtrejtë.
Ndreu ka humbur nënë e tij, lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ndër të tjera ai shkruan se nesër në orën 12 do të jepet lamtumira e fundit.
“Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme.
Kujtojmë që Pjerin Ndreu minutin e parë të vitit 2021 i kaloi në spital pranë nënës së tij,” shkruan Ndreu ne postimin e tij.