02.01.2021 - 10:55
Fotot e mëposhtme sjellin disa pamje mahnitëse nga një zonë e Shqipërisë, që mund të konsiderohet edhe si një Zvicër e vogël.
Bëhet fjalë për Pukën.
Puka, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra.
Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh.
Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.