Tashmë është gjithcka zyrtare, Maurizio Pochettino firmos me PSG. Një rikthim te skuadra parizine, këtë herë jo si futbollist, por si një trajner. Tekniku, i cili u largua në edicioni e kaluar nga stoli i Tottenham, ka hedhur sot firmën në kontratë.
Një detyrë ndoshta edhe më e vështirë se ajo paraardhësja për trajnerin argjentinas, duke llogaritur se objektivi i PSG është vetëm një: ai i fitores së Champions League. Tuchel arriti ta çonte skuadrën deri në finale, por gjithsesi nuk mjaftoi që t’I shpëtonte shkarkimit nga drejtuesit.
Vetë kontrata e Pochettinos tregon se ai ka pak kohë për të treguar se sa vlen. Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen duke i uruar mirëseardhjen trajnerit, e duke saktësuar se kontrata e tij do të ishte vetëm një vit e gjysmë.
Former club captain Mauricio Pochettino is back in Paris as our head coach 🤵 pic.twitter.com/1tPMGE8L4q
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 2, 2021
Skandenca në qershorin 2022 tregon qartësisht se Pochettino do të ketë këto dy edicione në dispozicion për të bërë të vetën Ligën e Kampioneve, e cila i shpëtoi nga duart kur drejtonte Tottenham.