MENU
klinika

"Kosova, në zemrën time"

Pas 32 viteve miku i shqiptarëve ikën nga Kongresi i SHBA-së

02.01.2021 - 20:13

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj” tha ai.

Më pas ai ka postuar në Facebook, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka pasur disa reshta edhe për Kosovën.

“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë.

Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndër diplomatët e huaj engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë se 3 dekada në detyrë

Kosova humb mbështetësin më të madh!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!