02.01.2021 - 22:56
Pas ndalesës me Elchen në transfertë, Real Madrid është rikthyer menjëherë te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 2-0 ekipin e Celta Vigo-s. Një sukses që e ngjit ekipin e Zidane në krye, por Los Blancos kanë 3 ndeshje më shumë se Atletico.
Real Madrid ka shënuar nga një gol për secilën pjesë loje. Në fillim, në minutën e gjashtë ishte Lucas që kaloi në avantazh të tijtë dhe pjesa e parë e mbyll me kaq, pavarësisht se pati edhe raste të tjera.
Në të dytën ishte Asensio që siguroi suksesin në minutën e 53-të. Merita sërish ishte e Lucas me pasimin e dhënë për mesfushorin spanjoll. Një nisje e mirë për Real, që tashmë do të përpiqet të mbajë ritmin, pasi përpara është edhe Superkupa e Spanjës.