Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit. 31 është numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në dy ditën e para të këtij viti. Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të Janarit rezultojnë 19 shtetas pozitivë, 13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore.
Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes këtyre rasteve është konfirmuar pozitive një mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole” në Berat.
Të dhënat e mësipërme i përkasin testimeve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ku përveç Beratit testohen edhe banorët e Urës-Vajgurore, ndërkohë që qytetet Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan i kryejnë testimet në qendra të hapura posaçërisht për testime, brenda institucioneve përkatëse të Shëndetit Publik.